Vlorë, delfinët dhurojnë spektakël në det, mahniten pushuesit

RepublikaPlus05.08.2018 21:50

Udhëtimi në det ka dhe surprizat e saj ku një prej tyre është dhe ndeshja me delfinë.

Kjo surprizë i ka ndodhur dhe turistëve që udhëtonin me anijen Julka Unique. Çifti i delfinëve ka shoqëruar për rreth 20 minuta lundrimin në rrugën e kthimit të anijes.


Turistët kanë rendur menjëherë për të fotografuar dhe filmuar momentin e veçantë, i cili është tepër i rrallë. Afërsia me anijen shumicën e kohës në rreth 1-2 metra bëri që ky spektakël të shijohet nga të gjithë turistët.


Kjo për shkak se brenda gjirit të Vlorës prania e delfinëve është shumë e rrallë në krahasim me detin e hapur. Turistët kanë komentuar ndodhinë e veçantë si një prej ndodhive me të bukura të udhëtimit nga Vlora ne Karaburun. 

Republika Plus