Vetura e parkuar ‘gëlltitet’ papritmas nga një gropë e madhe në një rrugë të Londrës

RepublikaPlus13.05.2016 14:16

Një veturë ka rënë sot në mëngjes në një gropë enorme që u hap papritmas në rrugën “Woodland Terrace” në Charlton të Londrës, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info. 

 

Vetura ishte e parkuar në rrugë kur papritmas u hap një gropë e madhe, me ç’rast nuk pati viktima. Policia metropolitane e Londrës ishte ajo që e pa veturën e ‘gëlltitur’ rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, për ç’gjë bllokoi trafikun në atë rrugë për shkaqe sigurie. 

 

Sipas “BBC Radio London”, arsyeja e shembjes së tokës në atë rrugë ka ndodhur për shkak të shirave të mëdha që kanë rënë këto ditë në këtë qytet anglez. /Republika.info/


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus