Vdes banorja më e vjetër e botës, arriti në 116 vjeç

RepublikaPlus14.05.2016 09:14

Ka ndërruar jetë në azilin për të moshuarit në Nju Jork shtetësja amerikane që mbante titullin “banori më i vjetër” Susannah Mushatt Jones.

 

Jones ishte 116 vjeç, ndërsa shëndeti i saj ishteb përkeqësuar në 10 ditët e fundit.

 

Ajo ka lindur në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan Alabama. Familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të bëjë me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.

 

Titullin “banori më i vjetër”, Jones e mbajti për një vit, pasi vitin e kaluar ndërroi jetë 117 vjeçarja japoneze Misao Okawa, ndërsa do ta trashëgojë italiania Emma Morano, e cila gjithashtu është 116 vjeçe.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus