Ulërima misterioze e hapësirës. Shkenca ngel me gojë të hapur

RepublikaPlus23.05.2016 18:56

Në vitin 2009, shkencëtarët e NASA-s zbuluan një fenomen i pagëzuar me emrin “ulërime e hapësirës” për të cilin nuk kanë një shpjegim të fortë.


Ata kishin dërguar një sondë mbi atmosferën e Tokës në kërkim të rrezatimit prej yjeve më të vjetër të Universit. Në vend të kësaj, gjetën ulërimën e hapësirës. Këto valë radio ishin në formën e rrezatimit sinkrotron, i cili është një rrezatim elektromagnetik që vjen prej thërrmijave të ngarkuara.


Kjo zhurmë radio ishte gjashtë herë më e fortë nga sa pritet në vakuumin e hapësirës. Pasi testuan shumë teori, shkencëtarët e NASA-s ende nuk munden ta shpjegojnë. Disa prej tyre besojnë se vjen prej yjeve më të hershëm të Universit.


Të tjerë kanë sugjeruar se grupe të mëdha galaksish janë duke ngatërruar pajisjet tona, me përmasat dhe dendësinë e tyre. Por deri tani, nuk ka një shpjegim të besueshëm apo të gjithëpranuar.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus