Tashmë mund të kryhet transplanti i organeve nga personat me HIV

RepublikaPlus09.05.2016 08:44

Organet e para nga donatorët me HIV pozitiv janë transplantuar në pacientë të infektuar me HIV në Britaninë e Madhe. Sipas prof John Forsythe, mjek i asociuar për dhurimin e organeve thotë se është emocionuese të shohësh persona të prekur nga HIV në Britani të dhurojnë organet e tyre pas vdeksjes.


Sipas mjekëve britanez, rreth 3 persona në ditë vdesin duke pritur transplant organesh.


Transplantet e organeve nga donatorët me HIV janë të kufizuara vetëm për marrësit që janë të prekur nga ky infeksion gjithashtu, risi kjo që ka hapur mundësinë e dhurimit që më parë nuk ka ekzistuar. Transplantet e para të suksesshme kanë qënë transplantet e veshkave që janë bërë në spitalin St Thomas në Londër, në 2015. Sipas dr Rachel Hilton, nefrolog, këto transplante të veshkave përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në mjekësi./BBC/


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus