Studimi amerikan konfirmon lidhjen mes tumoreve dhe celularëve

RepublikaPlus28.05.2016 19:34

Ekspozimi ndaj radiofrekuencave tipike të telefonëve celularë, shton rastet me tumor sidomos te meshkujt. Kështu pohon një studim që ka zgjatur rreth dy vjet nga “National Toxicology Program” në SHBA, sipas të cilit, shtimet, por statistikisht domethënëse, i përkasin pikërisht “gliomi”-t, një tip kanceri në tru dhe “Schwannomi”-t (neuroriroma, tumor beninj), i njëjti i hasur në disa studime epidemiologjike te njeriu.


Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar përballë sasive të ndryshme të radiofrekuencave në 21 dhoma të projektuara posaçërisht.


Vendimi për të publikuar rezultatet paraprake të studimit te minjtë, erdhi pasi sajti “Microwave News”, kishte paralajmëruar të dhënat, ndërsa raporti i plotë, që është kontrolluar dhe verifikuar nga autoritetet e pavarura, do të publikohet vitin e ardhshëm.


“Studimi ka gjetur një bazë ndikuese të “gliomi”-t malinj në tru dhe “Schwannomi”-t në zemër të minjve të ekspozuar, shkruajnë ekspertët. Pas përdorimit të të gjitha moshave të teknologjisë së komunikacionit të lëvizshëm, edhe një rritje e vogël që duhej të rezultonte nga ekspozimi, mund të ketë implikacione të mëdha për shëndetin publik”.


Tema e lidhjes mes celularëve dhe tumoreve ka shkaktuar shumë debat. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka renditur radiofrekuencat e grupit G2 si “kancerogjene të mundshme”, por kërkime të ndryshme epidemiologjike, e fundit nga të cilat e publikuar pak ditë më parë dhe e kryer në Australi, përjashton çdo hipotezë.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus