Si të flasësh në publik pa emocione?

RepublikaPlus31.07.2018 21:12

Truku qëndron në të përgatiturit duke i folur vetvetes, sinë një dialog të brendshëm, por duke e bërë në vetën e tretë: nuk duhet tëpërdorësh “unë” (Për shembull “Unë kam bërë një punë të mirë dhe gjithcka do tëshkojë mirë”) por emrin tënd (“Toni ka bërë një punë të mirë…”).

 

E ka verifikuar një seri studimesh të kryer nga Universitetii Michiganit dhe Kalifornisë. Në disa eksperimente, disa prej studentëve duhejtë flisnin në publik për pesë minuta. Por më parë, u ish dhënë pak kohë që tëpërgatiteshin psikologjikisht.

 

Gjysmës iu kërkua të flasë në vetën e parë dhe të tjerëve nëvetën e tretë. Në këtë mënyrën u ftuan që të reflektojnë për gjendjen e tyre tëhumorit (“Pse ndihem kështu?” apo “Përse Toni ndihet kështu?”).

 

Rezultati: kush kishte përdorur vetën e tretë e përballontedetyrën me më pak ankth duke bërë dhe një shfaqje më të mirë. Si shpjegohet?Veta e tretë të lejon të marrësh distancë nga vetvetja e si pasojë të ndiheshmë pak i përfshirë në emocionet dhe frikërat e tua. Efekti është qetësues.

 

Autoterapi

 

Metoda funksionon edhe për të lënë përshtypje të mirë nëtakimin e parë. Në një tjetër eksperiment, vullnetarët duhej të ndërvepronin menjë person të seksit tjetër, në përpjekje për të paraqitur një imazh pozitiv tëvetes. Ata që pak më herët i ishin drejtuar vetes në vetën e tretë më pas epërballonte më mirë bashkëbisedimin, duke u shfaqur më pak nervoz. 

Republika Plus