Shpikja e thjeshtë që shpëtoi ushtarin nga vdekja

RepublikaPlus30.05.2016 12:41

Një pajisje që mund të ndalojë gjakderdhjen brenda 15 sekondave i ka shpëtuar jetën një ushtari në luftë. Shiringa, që është aprovuar për përdorim në fushat e betejës në vitin 2014, arrin ta mbyll plagën me disa shirita të hollë sfungjeri, të cilat mund të bymehen.


Sfungjerët janë të veshur me një material që bymehet menjëherë për të mbushur të gjithë çarjen. Ata ndalojnë gjakderdhjen në pjesën e plagës, duke shkaktuar mpiksje të gjakut. Sfungjerët mund të bllokojnë gjakderdhjen për katër orë, kohë e mjaftueshme kjo sa për të transportuar të sëmurin në spital. Secili sfungjer është 9.8 mm i gjerë dhe 4-5 mm i gjatë, dhe mund të absorbojë 3 ml gjak. Gjithashtu, secili prej sfungjerëve ka shënjues që mund të shihen më pas me grafi, në mënyrë që të hiqen të gjitha.


Ushtari që u shpëtua ishte operuar me nxitim në spitalin e kampit ushtarak, pasi ishte plagosur në këmbë, por plaga i rridhte gjak edhe 7 orë pas operimit. Ekipi mjekësor përdori këtë pajisje, dhe gjakderdhje ndaloi menjëherë. Kjo mundësoi që pacienti të stabilizohej e të nisej për në një qendër të specializuar me helikopter./Daily Mail/ 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus