Shpiket lëkura bionike që mund të zbulojë tumorin

RepublikaPlus26.05.2016 16:07

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Ajo mund të konsiderohet si rrugë komunikimi midis trurit dhe pjesës tjetër të botës. Imagjinoni sikur lëkura të komunikojë gjithçka që ndodh brenda trupit të njeriut. Ajo mund të informojë kirurgët kur diçka nuk shkon me trupin, ose të diagnostifikojë sëmundje vetëm nëpërmjet sensit të prekjes.


Një gjë e tillë po bëhet realitet nga shkencëtari Takao Someya nga Universiteti i Tokios. Someya ka shpikur një lëkurë bionike ose elektronike që ka potencialin t’i dhurojë fuqi të reja ndjeshmërisë së trupit. Është e lehtë si një pendë dhe tejet i fortë, dhe mund të ndryshojë një ditë fushën e mjekësisë.


Someya shpreson që në të ardhmen mjekët të kenë mundësi të veshin dorezën e krijuar nga teknologjia e tij dhe të arrijnë të zbulojnë tumorin në gjirin e gruas thjesht duke e ndjerë atë. Me këtë mënyrë nuk do të jetë më e nevojshme të kryhen skanime dhe ekzaminime, dhe tumoret mund të zbulohen më herët gjatë kontrolleve rutinë.


Kjo lëkurë elektronike që vishet mund të ngjitet në trup ose të qepet tek rrobat, dhe mund të përdoret për të monitoruar shenjat jetësore. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu mjekët të parashikojnë sulmet e zemrës thjesht duke monitoruar shenjat e këtij organi. Someya shpreson që kjo gjë të mundësohet brenda pak viteve të ardhshme. /CNN

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus