Shkencëtarët thonë se njerëzit ishin strehuar në Epokën e Akullit në jug të Arabisë

RepublikaPlus16.05.2016 14:53

Epoka e fundit e Akullit bëri që pjesa më e madhe e planetit të jetë e pabanuar, porse edhe në atë kohë, para njëzetmijë vjetëve, kishte oaza ose strehimore, ku njerëzit ishin grupuar për të mbijetuar, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Shkencëtarët e Universitetit “Huddersfiled” të Shteteve të Bashkuara, të cilët njihen si specialistë të analizave të ADN-së së njeriut, kanë gjetur fakte të reja ku mendohet se ka pasur një ose më shumë strehimore të tilla në vendin që sot njihet si jugu i Arabisë. 

 

Pasi të ketë përfunduar kjo epokë dhe me fillimin e Epokës së Akullnajave, u desh të kalojnë nja 15 mijë vjet, për ç’gjë njerëzit u shpërndanë nga kjo strehimore, duke e populluar pjesën tjetër të Arabisë dhe të Afrikës. 

 

Sipas këtij studimi të ri, gjatë periudhës pas akullnajave-para rreth 11 mijë vjetëve, ka fakte që njerëzit të kenë lëvizur nga Lindja e Mesme në Evropë, dhe se mund të ketë ekzistuar një rrjet komercial dhe një “fluks i gjeneve” nga Arabia në territoret e sotme të Iranit, Pakistanit dhe Indisë. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus