Shkenca – shpresa e fundit për “fëmijën ujk” nga Bangladeshi

RepublikaPlus29.05.2016 18:33

Familja e fëmijës së quajtur Bithi kishte kontaktuar shërues dhe religjiozë të ndryshëm për eliminimin e qimeve që mbulojnë trupin e fëmijës së tyre, megjithatë nuk ia kishte dalë. Në fund, ata shkuan në një spital të Bangladeshit ku iu dha një shpresë për shërimin e rastit të mundshëm që njihet edhe si “sindromi i njeriut ujk”, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Bithi, 12 vjeçare, kishte lindur me shumë qime në trup dhe ato i ishin shtuar në fytyrë dhe në tërë trupin. Vitin e kaluar asaj iu shtua edhe një problem tjetër: rritja jo proporcionale e gjinjve. Jeta e saj po bëhet gjithnjë e më e vështirë. 

 

Sot ajo buzëqeshet, sepse prindërit e saj kërkuan borxh për ta transferuar në Daka, ku kanë gjetur një ekip të vetëm të doktorëve që është në gjendje ta luftojë këtë sëmundje.

 

“E ardhmja duhet të jetë më e mirë. Dua t’i kthehem studimeve dhe të kem një jetë normale”, deklaroi për medie vajza nga një dhomë në spitalin universitar të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka. Ajo tashmë po i nënshtrohet një sërë testesh para se t’i kryejë operacionet kirurgjikale dhe 20 sesione të terapisë me laser, që do ta detyrojnë të qëndrojë për gati dy vjet në spital. /Republika.info/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus