Sekreti shokues i faqes ‘vrasësit me pagesë shqiptarë’

RepublikaPlus18.05.2016 19:34

Pak ditë më parë gazetat shqiptare raportuan se kishin zbuluar një faqe online e cila thuhej se kryente vrasje me pagesë prej shqiptarëve.


Hakerat publikuan online identitetet e atyre që bënin porositë, por edhe të atyre që mirëmbanin faqen.


Grupi shqiptar i vrasësve me pagesë quhej ‘Besa Mafia’.


Por se gazeta britanike Mirror ka zbuluar të vërtetën shokuese pas kësaj faqeje.


Sipas gazetës, një grup me ekspertë britanikë ka zbuluar se faqja e vrasjeve me pagesë është thjesht një mashtrim cinik, që synon të zhvasë shuma të mëdha parash nga njerëzit.


Eksprtët thanë se pas faqes ndodhen njerëz që as kryejnë asnjë krim, por se kjo faqe ka tërhequr mjaft persona që kërkojnë vrasës me pagesë.


“Këto faqe janë thjesht mashtrime për t’u vjedhur paratë e madje ju rrezikoni të arrestoheni,” thotë eksperti Chris Monteiro.


Sipas tij, shumë britanikë kanë tentuar të porosisin vrasje përmes kësaj faqe.


“Njëri prej tyre kërkoi të vrasin një burrë, që po kërcënonte gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte i dëshpëruar”.


Por se administratorët e faqes sigurisht që e refuzuan ofertën.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus