Sa do të kushtonte sot ndërtimi i atraksioneve më të njohura turistike? (Foto)

RepublikaPlus12.05.2016 19:57

Sigurisht se do të befasoheni kur të kuptoni se sa do të kushtonte sot ndërtimi i atraksioneve më të njohura turistike në botë, që janë shndërruar në simbole të pazëvëndësueshme të qyteteve të ndryshme.

 

Për të kuptuar koston e ndërtimit, “HomeAdvisor” ka analizuar shtatë objekte të tilla në botë, ku ka përfshirë koston e ndërtimit dhe koston e materialit të nevojshëm për ndërtim.

 

Janë marrë për bazë edhe shpenzimet burimore, që tregojnë se disa materiale kanë qenë shumë më të shtrenjta para 100 vjetësh, e megjithatë pjesa dërmuese e tyre, më të lira se që janë sot.

 

Kështu, për shembull, ndërtimi i Statujës së Lirisë ka kushtuar dhjetëfish me shtrenjtë në vitin 1886 se që do të kushtonte sot, e madje, edhe britanikët do ta ndërtonin Big Benin dy herë me lirë në vitin 2015.

 

Nga ana tjetër, statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio, sot do të kushtonte 1 milion dollarë më shumë se në vitin 1931, kur dhe ishte ndërtuar.

 

Megjithatë, ndërtimi i këtyre objekteve monumentale mund të duket goxha i lirë sot, marrë parasysh se ndërtimi i Statujës së Lirisë apo i Big Benit, do të kushtonte me lirë se blerja e një apartamenti në Manhattan të Neë Yorkut.

 

Por, kujt i duhet apartamenti, kur me ato para mund të blejë, respektivisht të ndërtojë një monument të qytetit dhe të kënaqet me të, apo jo?

 

Ti lëmë menjanë shakatë sepse, në vijim ju sjellim listën e shtatë atraksioneve më të njohura turistike dhe vlerën e tyre në dollarë amerikanë, të ranguar prej monumentit më të shtrenjtë deri të monumenti më i lirë. /ngjyra


7. Piramida e Gizës – 878 milionë dollarë


6. Koloseumi – 380 milionë dollarë


5. Kulla e Eiffelit – 31 milionë dollarë


4. Kulla e Pizës – 4 milionë dollarë


3. Statuja e Krishtit – 1,5 milionë dollarë


2. Statuja e Lirisë – 1,3 milionë dollarë


1. Big Ben – 222 mijë dollarë


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus