Rrufeja godet avionin gjatë uljes në aeroportin e Londrës! (Video)

RepublikaPlus01.05.2016 11:29

Avioni ka arritur të bëjë ulje të sigurtë.


Të gjithë pasagjerët që kanë qënë duke fluturuar në drejtim të Londrës, kanë rrezikuar shumë. Për shkak të motit të keq në Londër, një avion është goditur nga rrufeja. Ai ishte nisur nga Praga dhe vetëm pak momente përpara uljes në aeroport u godit nga një rrufe.


Fatmirësisht avioni arriti të bënte një ulje të sigurtë dhe nuk pati dëmtime tek pasagjerët. Ai do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli përpara se të rikthehet në shërbim. Momenti i goditjes ëshë kapur nga një fotograf i cili ka arritur të bëjë edhe një video të ngjarjes.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus