Rrezet X zbulojnë sekretin: Thika e Faraonit Tutankhamon me origjinë meteorike

RepublikaPlus30.05.2016 09:03

Rrezet X kanë mundur të zgjidhin një nga misteret më të mëdha që kishte ndarë në dy pjesë shkencëtarë të nga viti 1925, kur ishte hapur për herë të parë sarkofagu i faraonit egjiptian Tutankhamon në Luginën e Mbretërve.


Një studim i përbashkët egjiptiano-italian ka vërtetuar, duke mos lënë më asnjë hije dyshimi, se thika e gjetur brenda sarkofagut të ‘faraonit fëmijë’ është e krijuar nga hekur i ardhur nga hapësira.


“Objektet e hekurit janë shumë të pakta tek egjiptianët, ata nuk e kishin zhvilluar metalurgjinë e hekurit dhe nuk kanë pasur gurore. Kështu, ajo është konsideruar më e çmuar se ari “, – shpjegon Francesco Porcelli, profesor i fizikës në Politeknikumin e Torino. “Kjo është arsyeja pse zbulimi i kamës së Tutankhamen ka hapur që në fillim një debat”, thotë ai.


Ajo që ngjalli më shumë habi ishte edhe cilësia mjaft e manifakturës, shenjë e kapacitetit në përpunimin e hekurit të arritur deri në atë kohë. Thika me gjatësi rreth 35 cm dhe fare e pandryshkur, ishte vendosur mes rrobave të faraonit, brenda sarkofagut të tij, ‘për t’u përgatitur për takimin me jetën e përtejme’.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus