Rrënjët e europianëve

RepublikaPlus21.05.2016 19:30

Në prill të këtij viti, një ekip shkencëtarësh të gjenetikës zbuluan në revistën “Nature” se Europa e Epokës së Akullit përjetoi disa migrime aty nga fundi i periudhës së Neandertalit. Në veçanti, popullsitë iberike u zhvendosën në veri dhe në perëndim, ndërkohë që njerëzit nga Greqia dhe Turqia e sotme u zhvendosën gjithashtu në veri drejt Ballkanit dhe rrafshinat e Europës juglindore. Studimi konkludonte gjithashtu se europianët ishin dikur të lidhur me banorët e Belgjikës së lashtë.


Në mënyrë më specifike, studimi argumentonte se të gjithë europianët vijnë nga një popullsi e vetme themeluese që ka ekzistuar gjatë Epokës së Akullit. Popullsia u përhap nëpër të gjithë Europën rreth 33 mijë vjet më parë. Rizgjerimi ndodhi 19 mijë vjet më parë, por vetëm 5000 vjet më vonë, Europa përjetoi një prurje dramatike të popullsive që vinin nga lindje. Në pjesën më të madhe, popullsia fillestare ishte e vendosur në Europën veriperëndimore dhe u përhap prej aty.

 

Sipas Profesorit David Reich i Shkollës së Mjekësisë në Harvard, dhe Svante Paabo i Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Laipcig, popullsitë mbizotëruese të Europës së Epokës së Akullit mund të ndahen në katër grupe – aurignacianët (shoqëria themeluese në Belgjikë që kishte fisnikë dhe mbretër), Gravetianët (pasardhësit e aurignacianëve), Magdalenianët (një kulturë nga Spanja moderne) dhe populli Vilabruna (një popull italian që kanë gjurmë të të ADN-së europiane dhe Lindjes së Mesme).


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus