Ringjallja e të vdekurve, projekti tronditës i kompanisë amerikane

RepublikaPlus06.05.2016 08:54

Duket si subjekti i një filmi horror, por në fakt është e vërtetë, një kompani amerikane, që hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën jeshile për projektin e saj të ardhshëm: ringjalljen e të vdekurve.


Kompania amerikane Bioquark ka marrë aprovimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit si në SHBA ashtu edhe në Indi për të kryer një eksperiment klinik tek 20 të vdekur klinikisht.


Gjatë një periudhe 6-mujore, kompania nëpërmjet projektit ReAnima do të përpiqet të ringjallë pacientët e vdekur klinikisht (të cilët mbahen gjallë vetëm nëpërmjet pajisjeve) duke përdorur qelizat staminale, stimulimin e nervave dhe trajtime të tjera.


Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, truri i ringjallur mund ta nisë “jetën nga e para”, pra personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga e para. /The Next Web/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus