Pse tezja mund të quhet “gjysmë nënë”?

RepublikaPlus02.08.2018 18:01

Ju që keni teze ndoshta do e kuptoni më shumë këtë artikull. Do flasim në rast se marrëdhënia e familjes suaj me të është e mirë. Në fëmijëri, ju keni ndjerë dashurinë e pastër që ajo ju ka dhënë. Ja disa arsye pse ajo mund të quhet “gjysmë nënë”.


1. Ju jep këshilla të mira



Pas prindërve, personi i parë që ju vjen në mendje për të marrë këshilla është tezja. Në rast se druheni për të folur me mamanë tuaj, atë e keni mbështetjen e parë. Sipas rasteve të ndryshme, kemi dalë në përfundimin se, këshilla që ajo jep është më e mira.


2. Vizitat tek ajo konsiderohen si pushime


Nuk ka gjë më të bukur sesa të shkosh te shtëpia e tezes për vizitë. Ajo do bëjë të pamundurën t’ju presë me gjithë të mirat. Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes mund të konsiderohet sikur je me pushime. Nëse ju i kërkoni një ëmbëlsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë. Në shtëpinë e saj jeni të lirshëm, sikur jeni në shtëpinë tuaj, por ndryshimi i vendit ju argëton edhe më shumë.




3. Ajo mendon se ju jeni shumë të mirë


Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetëbesimin. Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni. Tezja në shumicën e rasteve mundohet t’ju japë kurajë!



4. Ju bën të ndiheni specialë


Tezja ndjen pothuajse të njëjtën dashuri për ju sikurse ndjen mamaja juaj. Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt. Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk përpiqet t’ju ndryshojë.


5. Nëse keni probleme me prindërit, ajo ju ndihmon


Të gjithë keni ndonjëherë probleme me prindërit, por tezja ju bën të ditur se edhe ata janë të mirë. Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj. Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit. /Telegrafi/ 

Republika Plus