Pjata gjeniale që heq 30 kalori nga çdo vakt

RepublikaPlus19.05.2016 16:50

Fondancioni tailandez i Promovimit të Shëndetit, po bashkëpunon me agjensinë BBDO Bangkok për të krijuar një pjatë gjeniale, si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur problemin e obezitetit në vend.

 

“AbsorbPlate” përbëhet nga 500 gropëza të cilat shpërbejnë për të kapur dhe ruajtur yndyrnat.

 

BBDO shton se dizajni i ri i pjatës do të heqë shtatë mililitra vaj nga një vakt, që është e barazvlefshme me 30 kalori.

 

“Ushqimi tajlandez është i shijshëm por ndonjëherë shumë me yndyrë”, thuhet në spotin publicitar të publikuar muajin e kaluar.

 

Pjata është përshkruar nga Instituti i Inovacionit të së Ardhmes në Tailandë si “një mënyrë e lehtë për të ngrënë më shëndetshëm”.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus