Peshkatarët gjejnë në det kukullën e seksit, kujtojnë se është ëngjëll

RepublikaPlus05.05.2016 17:51

Policia në Indonezi ka konfiskuar një lodër seksi në një fshat të largët, pasi banorët kishin nisur ta adhuronin si “engjëll”. Kukulla e seksit u gjet në mars në det nga një peshkatar. Familja e tij nisi të kujdesej për kukullën dhe shumë shpejt u përhap fjala se ishte një engjëll.


Policia nisi hetimet me frikën se mund të shkaktohej ndonjë trazirë dhe zbuloi se ishte thjesht një kukull seksi. Banorët e kishin veshur kukullën e seksit me hixhab dhe kishin nisur të shpiknin histori për të.


Disa thoshin se kur ishte gjetur, ajo po qante. Sipas banorëve, ajo është një ‘bidadari’, një lloj shpirti ose engjëlli, shkruan Express. Një zyrtar policie tha se banorët nuk kanë internet, që ta dinë se ishte një kukull seksi.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus