Përbindshi i kalkulimeve thyen një rekord të ri botëror në Zyrih

RepublikaPlus08.05.2016 15:54

Një psikolog gjerman ka vendosur në Zyrih një rekord të ri botëror. Psikologu gjerman Gert Mittring, 11 herë kampion bote i kalkulimeve me mend në 12 edicionet e fundit, i ka lënë të gjithë me gojë hapur në Zyrih, duke realizuar një tjetër rekord të ri botëror.


Në 6 minuta, 1 sekondë e 4 të dhjetat ia ka dalë që të bëjë një kalkulim të tillë që kërkonte llogaritje të tilla që do të duhej të mbushej një libër me 154 faqe. Rezultati ishte ky: 160’269’883’449.


“Kjo është performanca më e jashtëzakonshme që është realizuar prej mendjes”, sipas Andreas Steiger, profesorit të Universitetit politikenik të Zyrihut, njëri prej më të mirëve të botës.


Mittring e kishte provuar këtë llogaritje edhe tetorin që shkoi, por i ishte dashur më tepër kohë. Kësaj here theu një rekord të ri botëror, duke sjellë nga llogaritja një numur me 10-12 shifra. Koefiçenti intelektual i Mittring është vlerësuar 175.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus