Pentagoni po punon ende me disketa

RepublikaPlus28.05.2016 09:19

Sektori i armëve bërthamore në Shtetet e Bashkuara vazhdon të përdorë sistemin e vjetëruar të viteve 1970 dhe disketat. Sipas një raporti qeveritar, thuhet se Pentagoni është njëri prej disa departamenteve ku rrjeti i trashëguar lipset të ndryshojë urgjentisht.


Nga paratë e taksapaguesve, kujton dokumenti, shpenzohen 61 miliardë dollarë në vit për mirëmbajtjen e teknologjive të vjetëruara të cilat rezultojnë goxha të kushtueshme.


Sipas ekspertëve, shuma në fjalë është tre herë më e lartë sesa investimet në sistemet moderne të IT-së.


Pikërisht këto pajisje të vjetëruara që koordinojnë raketat balistike ndërkontinentale, bombat bërthamore dhe anijet çisternë përdor aktualisht Departamenti amerikan i Mbrojtjes.


Për ta përmbledhur në dy fjalë, “sistemi vazhdon të përdoret sepse ende funksionon”, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” zëdhënësja e Pentagonit, Valerie Henderson.


Megjithatë, për të zgjidhur problemet që mund të burojnë nga vjetërsia e tyre, deri në fund të 2017-s, disketat, shtoi ajo, do të zëvendësohen me pajisje të sigurta dixhitale.


Sipas raportit, Pentagoni ka në plan ta modernizojë të gjithë sistemin në fjalë brenda vitit 2020.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus