Pëllumba të pajisur me drita LED në një ekspozite artistike (Video)

RepublikaPlus07.05.2016 18:40

Mijëra pëllumba me drita LED të ngjitura në këmbët e tyre fluturuan në qiellin e errët për të sjellur një pamje të mahnitshme.


Artisti Duke Riley hapi një kafaz gjigant dhe lëshoi pëllumbat për projektin e tij "Fly by Night" (Fluturim Nate).

 

Me fishkëllimën e artistit, turma e shumtë e pëllumbave u ngritën lart dhe fluturuan për 30 minuta, të Ejten, duke ndjekur kështu një shtizë bambuje të drejtuar nga artisti Riley.

 

"Është projekt bashkëpunues në mes meje dhe pëllumbave," tha Riley. "Kjo është performancë ose është vetëm një vizatim që zogjët bëjnë në qiell."

 

Kjo ngjarje do të përsëritet për çdo vikend nga 7 Maji deri me 12 Qershor.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus