Partnerja argjentinase e Barack Obamas në tango hyn në Librin e Genisit (Video)

RepublikaPlus02.06.2016 13:51

Vallëzuesja argjentinase e tangos, e cila kishte bërë lajm për vallëzimin profesional me presidentin amerikan, Barack Obama, është futur në Librin e Genisit për vallëzim në një skenë 60 metërshe të lartë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Para shumë spektatorëve në qendër të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, tango vallëzuesja Mora Godoy vallëzoi në një skenë të varur në ajër pranë monumentit të famshëm të obeliskut në vend. Godoy dhe një partner i saj brenda një platforme të vogël në formë katrori, u fut të hënën në Librin e Genisit si anëtarja më e re e tij.

 

Godoy mori famë kur ajo e luti Obamën të vallëzojë së bashku gjatë vizitës së tij në Argjentinë gjatë muajit mars të këtij viti. /Republika.info/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus