Një 64 vjeçar i nënshtrohet transplantimit të penisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

RepublikaPlus17.05.2016 10:58

Thomas Manning, 64 vjeçar nga Masacusets i ShBA-së, që kishte humbur pjesën më të madhe të penisit të tij për shkak të një kanceri, po rikuperohet mirë nga transplantimi i parë i këtij organi që u krye në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Operacioni, i cili zgjati 15 orë, u realizua në spitalin e përgjithshëm të Masacusests dhe është i treti i këtij lloji që bëhet në botë. 

 

“Z. Manning po vazhdon të rikuperohet mirë pas vendosjes së qarkullimit të gjakut në organin e dhuruar dhe nuk ka shenja të gjakderdhjes ose të infeksionit”, thuhet në një komunikatë të spitalit. “Derisa pacienti po kalon nëpër fazën e parë të rikuperimit, mjekët e tij thanë se janë optimistë që ai do t’i rikuperojë funksionet e tij që i humbi në vitin 2012”. 

 

Penisi vjen nga një dhurues që kishte vdekur dhe që kishte të njëjtin grup të gjakut me Manningun, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur. Manning falënderoi familjen e dhuruesit të ndjerë. 

 

Transplantimi i parë i penisit u realizua në Kinë në vitin 2006, megjithëse më pas ai i ishte hequr personit që i ishte transplantuar, meqë i njëjti kishte pësuar një çrregullim të rëndë psikologjik, thonë mjekët. Ndërsa kirurgjia e parë e suksesshme e penisit ishte realizuar vitin e kaluar në Afrikë të Jugut. Penisi i ishte transplantuar një të riu 21 vjeçar, i cili e kishte humbur atë për shkak se e kishin bërë keq synet. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus