Nëna s’pranon të marrë qetësues vetëm që të ushqejë me gji vajzën e saj

RepublikaPlus01.06.2016 07:03

Një nënë, e cila përfundoi në spital pas një aksidenti të rëndë me makinë, nuk ka pranuar që të marrë qetësues për dhimbjet, vetëm që të ushqente me gji vogëlushen e saj.


Danni Bett po udhëtonte më foshnjën 2 muajshe në periferi të Christchurch, nw Zelandën e Re, kur ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur.


Si pasojë e aksidentit nëna pësoi dëmtime në qafë kryesisht. Menjëherë pasi u vendos në dhomë, ajo i kërkoi infermieres që t’i sillte vajzën për ta ushqyer. Pavarësisht këmbënguljes së infermieres që vajza të pinte biberon, nëna nuk pranoi. Ndonëse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore nisi ta ushqente me gji vogëlushen.


“Unë duhet ta ushqeja, ta qetësoja vajzën. Pas një dite të tmerrshme që kaluam nuk ishte e drejta që t’i jepja biberon. Qumështi i gjirit është gjëja më e mirë”- është shprehur Danni Bett.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus