Ndryshimi drastik

RepublikaPlus01.05.2016 16:42

Ky djalosh, i cili dikur peshonte 247 kilogramë, falë dietës dhe stërvitjes tashmë peshon 88 kilogramë.


Në këtë foto duken sikur janë dy persona të ndryshëm, por në fakt është i njëjti person.


Ai është britaniku Oliver Bales, i cili dikur peshonte 247 kilogramë. Por falë dietës dhe stërvitjes, ai tashmë peshon 88 kilogramë.


Ai shprehet se për herë të parë në jetën e tij ndihet “normal”, e kjo falë rënies së peshës.


Bales është shprehur se “është inspiruar nga një shok i tij në rrjetet sociale, që tregonte ndryshimin e tij në peshë”.


“Ndihesha sikur njerëzit me krahasonin me moshatarët e mi dhe unë isha ‘i shëndoshë e i shëmtuar’. Kjo gjë më bënte shumë nervoz”, është shprehur 24-vjeçari.


Ai ka treguar se ka kaluar në depresion kur ka nisur studimet për biznes. “Nuk kam kaluar kohë të mirë në universitet. Isha shumë i madh që të merrja pjesë në aktivitete, pasi nuk mund të ulesha në karrige. Edhe gjatë kohës së leksionit, shkoja e rrija në një tavolinë në vete”, ka rrëfyer i riu.


Oliver, i cili rrinte shumicën e kohës i shtrirë në krevat duke ngrënë e parë televizion, është shprehur se ka vendosur të bie në peshë, pasi nuk mund të lozte me mbesën dhe dy nipërit e tij.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus