Ndodhë edhe kjo: në një plazh të Afrikës mbërrin një anije e madhe pa asnjë njeri në të

RepublikaPlus09.05.2016 14:37

Zgjidhja e një misteri të një anijeje, është sfida më e re e autoriteteve të Liberisë në Afrikë. Në fillim të kësaj jave, një anije transportuese e naftës, e gjatë 64 metra, e quajtur “Tamaya 1”, u paraqit në plazhin e Robertsport. Në brendi të saj s’kishte asnjë gjurmë të ekuipazhit, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Autoritetet e Liberisë janë në vënë në investigim të këtij rasti të rrallë. Bile, as që e kanë të qartë se prej nga mund të ketë ardhur kjo anije, megjithatë mendohet që të ketë flamurin panamez ose nigerian. Sipas autoriteteve, në anije nuk kishte as njerëz dhe as barka të vogla shpëtimi. 

 

Sipas medieve lokale, vendndodhja e fundit e njohur e kësaj anije ishte në Dakar, kryeqytetin e Senegalit, më 22 prill. Se çfarë ndodhi nga ajo ditë dhe paraqitjes së Tamaya 1 në plazhin e Robertsport, është një mister absolut. 

 

Autoritetet e Liberisë i kanë dy hipoteza: njëra është se mund të ketë ndodhë ndonjë sulm nga piratët, ndërsa tjetra është se njerëzit dhe ekuipazhi i saj ndodhë ta kenë lënë atë për shkak të ndonjë problemi me punë. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus