Ndërpritet emisioni në BBC, drejtuesja çon 6-vjeçarin në banjo (Video)

RepublikaPlus04.05.2016 20:08

Një emision direkt në BBC mbi protestat e prindërve kundër testeve SAT për nxënësit u ndërpre nga drejtuesja e tij, Victoria Derbyshire, për të çuar një djalë të vogël në tualet.

 

Gazetarja ishte duke intervistuar prindërit kur Kain, 6 vjeç, nuk po e mbante vendi e po lëvizte në karrige.


Derbyshire, nënë e dy djemve, e pyeti: “Je mirë Kai? Si është puna i dashur? Ke nevojë të shkosh në banjo?”.


Kai pohoi, duke treguar edhe se kishte vapë nga dritat e studios. Derbyshire e mori për dore, duke iu drejtuar të ftuarave: “Ju mund të vazhdoni të bisedoni vetë, sa të kthehem”.


Derbyshire menaxhoi në mënyrën më të mirë situatën që mund të sillte ndonjë incident të vogël të pakëndshëm, direkt në televizion.


Sjellja e gazetares, e cila vitin e kaluar bëri të ditur se vuante nga kanceri i gjirit, është pëlqyer shumë nga shikuesit, të cilët e kanë përshëndetur në Twitter veprimin.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus