Momentet kur avioni tronditet nga turbulencat, plagosen 31 persona (Video)

RepublikaPlus07.05.2016 09:11

Një avion, i cili po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë ka pësuar disa tronditje të fuqishme dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 udhëtarë, por pa pasoja për jetën e tyre.

 

Ngjarja u regjistrua 45-minuta përpara se avioni të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarno-Hatta. Këto tronditje kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në avion, si dhe në bagazhin e pasagjerëve. Sidoqoftë, avioni bëri ulje të sigurt në Xhakarta, duke shmangur ndonjë devijim.

 

Ndërkohë nuk bëhet e ditur arsyeja e tronditjes së avionit. 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus