Mësuesit që paguhen me pula

RepublikaPlus16.05.2016 09:16

Një qytet në Uzbekistan ka vendosur të paguajë mësuesit e shkollave me pula në vend të parave.

 

Autoritetet në Nukus, i “shpërblejnë” ata me zogj pule të freskët për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit, raporton Radio Ozodlik.

 

Një mësues e shpjegon vendimin si “të turpshëm” teksa thotë : “Vitin e kaluar na paguan me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit kanë vendosur të na paguajnë me pula në vend të rrogës. Nëse ne kemi nevojë për zogj pule mund t’i blejmë ato në treg me një çmim shumë më të lirë”.

 

Një tjetër burim thotë se vlera e zogjve të pulës 2.5 dollarë, më shumë se dyfishi i çmimit në dyqan.

 

Duke qënë se qeveria e Uzbekistanit kontrollon median e vendit, banorët të cilët kanë folur për mediat e huaja kanë mbetur anonimë.

 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus