Lind foshnjë me dy dhëmbë në Turqi

RepublikaPlus06.05.2016 10:21

Një foshnje ka lindur në Turqi me dy dhëmbë në pjesën e poshtme të gojës duke lënë prindërit të habitur dhe shqetësuar. 


Në Turqi mjekët dhe prindërit e një foshnjë kanë ngelur të habitur kur kanë parë se në gojën e tij kishte dy dhëmbë. Djali me emrin Miraç, erdhi në jetë në provincën Nevesehir me gjatësi prej 48 centimetrash dhe peshë prej 2.6 kilogramëve.


"Ai është i shëndetshëm", thonë mjekët, duke theksuar se rastet e tilla janë të rralla por se dhëmbët duhet hequr, pasi mbajtja e tyre mund të dëmtojë foshnjën.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus