Ky është njeriu i fundit i gjallë që ka lindur në vitet 1900

RepublikaPlus15.05.2016 20:12

Personi më i vjetër i gjallë në botë, dhe e vetmja që ka prekur tre shekujt, është një italiane që thotë se gjatë gjithë jetës së saj ka ngrënë vezë.


Emma Morano mori lajmin të premten në mëngjes se Susannah Mushatt Jones, një grua nga Nju Jorku disa muaj më e vjetër se ajo, vdiq të enjten në mëngjes, duke e lënë atë personin më të vjetër në botë – plot 116 vjeç.


Pasi dëgjoi këtë lajm, ajo tha: “Jam e vjetër po aq sa kodrat”, transmeton Gazeta Express.


Gruaja italiane lindi në regjionin Pidemont në Itali më 29 nëntor, 1899. Ajo tani jeton në një fshat të vogël afër kufirit me Zvicrën, në shtëpinë e saj një-dhomëshe. Doktorët e vizitojnë atë shpesh, por për 116 vjeçaren, shëndeti i saj është i mirë.


Si adoleshente, një doktor i kishte thënë që të hante vezë të gjalla për shkak të anemisë, dhe që nga atëherë ajo ka ngrënë vezë çdo ditë, thuhet sipas Nju Jork Tajms.


Ajo çfarë e ndihmoi atë që të jetonte më gjatë ishte gjithashtu edhe martesa e saj jo e lumtur, tha ajo për Tajms. Ajo ishte ndarë nga burri më 1938 dhe kurrë nuk ishte martuar më.


“Nuk dëshiroja të dominohem nga dikush”, tha ajo. Ajo punoi në një fabrikë dhe më pas si kuzhiniere, dhe nuk kishte dalë në penzion deri në moshën 75-vjeçare, 41 vite më parë.


Reporterët e Nju Jork Tajms shkuan në shtëpinë e saj të premten për të biseduar me të rreth asaj se ajo tani është personi i gjallë më i vjetër në botë, me një ditëlindje në shekullin e 19’të. 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus