Kush do të guxonte kaq shumë?! (Video)

RepublikaPlus05.05.2016 16:05

Heather Larsen, një aventuriere amerikane, ecën me gjakftohtësi mbi një litër në lartësinë 30 metër, që lidhej në dy kullat antike në qytetin e vjetër në Jeruzalem.


“Kam mësuar për këto vende, jam rritur me to dhe sot jam e aftë të vi dhe ti vizitoj dhe jam e aftë të performoj në këtë lartësi. Është një eksperiencë e pabesueshme” tha Larsen. Ajo thotë se synimi ishte të vendoste një rekord dhe të bënte histori në qytetin historik.


Veshur me një parzmore lidhur në bel, Larsen eci përgjatë litarit 35 metra të gjatë që lidhte dy kullat e Davidit të Jeruzalemit, që ka marrë emrin e mbretit biblik. Kullat e Davidit, janë shtëpi e një muzeumi në të cilën përshkruhet historia 4 mijë vjeçare e qytetit. 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus