Krokodili mbytë një australian, shoku i tij 72 vjeçar i shpëton sulmit

RepublikaPlus19.05.2016 18:41

Një 72 vjeçar i shpëtoi sulmit të një krokodili në një gji të ngushtë në Australinë veriore, duke hedhur mjete ndaj tij për të shpëtuar nga gllabërimi, edhe pse shoku i tij vdiq në vend nga plagët që ia shkaktoi krokodili, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Të dy shokët gjendeshin në gjirin “Leaders”, nja 38 kilometra larg Darwinit, derisa kishin shkuar për t’i tërhequr rrjetat e vendosura për kapjen e gaforreve, kur një krokodil ua përmbysi barkën e vogël dhe i hodhi në ujë. Njëri nga ta u mbyt, ndërsa shoku i tij luftoi për jetën e tij duke hedhur priza dhe mjete të tjera për të parandaluar sulmin e krokodilit. Ai arriti t’i shpëtojë sulmit të tij duke qëndruar përreth tre orë në ujë. Më pas, disa peshkatarë kaluan aty pari dhe e shpëtuan atë, duke e strehuar atë dhe trupin e pajetë të shokut të tij në një vend të sigurt. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus