Kjo është pasuria e çmendur që ka lënë pas Gadafi

RepublikaPlus18.05.2016 09:17

Ndëkohë që Libia vuan nga problemet ekonomike, një pasuri e vërtetë me monedha ari ndodhet në qytetin Bedya. Mendohet se brenda kasafortës ka një sasi ari që arrin vlerën 184 milionë dollarë, por zyrtarët nuk kanë kodin për ta hapur.


Me problemet financiare dhe mungesën e likuiditetit në Libi, kjo shumë do të ishte një ndihmë e madhe.


Por guvernatori i Bankës Qendrore të Bedya-s nuk mund të bëjë asgjë përsa kohë nuk ka numrin pesëshifror që hap kasafortën.


Vendi po përballet edhe me krizën politike, krahas asaj ekonomike, dhe kjo bën që të shtohet frika se kjo shumë mund të shkojë për të financuar militantët islamikë.


Por edhe nëse ia dalin ta hapin kasafortën, autoritetet do të përballen me një tjetër problem, pasi monedhat e arit dhe argjendit kanë fytyrën e Gedafit.


“Nuk mund t’i shesim ashtu siç janë. Nuk duam të shkaktojmë polemika duke reklamuar fytyrën e Gedafit”, i ka thënë guvernatori i bankës gazetës “Wall Street Journal”.


Për këtë po shihet mundësia e shkrirjes së tyre. Për t’i nxjerrë monedhat nga kasaforta janë punësuar dy punonjës të specializuar në hapjen e tyre.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus