Kinë, fëmija lind me 31 gishta (Foto)

RepublikaPlus03.05.2016 19:58

Një fëmijë ka lindur me 31 gishta në total, ku prindërit e shokuar thonë se nuk ka pasur informacion për shenjat e deformimit gjatë egove që nëna ka bërë gjatë shtatzënisë.

 

Foshnja 3 mujashe, i cili ka nofkën Honghong, ka 15 gishta duarsh dhe 16 tek këmbët. Gjithashtu ai ka dy pëllëmbë në njërën dorë, pa gishtat e mëdhenj të dorës. Prindërit e tij tani të dëshpëruar po kërkojnë një trajtim mjekësor për atë. Mjekët i kanë thënë se operacioni për heqjen e gishtave të tepërt është shumë i vështirë.

 

Sipas mjekëve, 1 në 1000 raste lindim me gishta tepër, por që të kesh kaq shumë gishta, është një rast shumë - shumë i rrallë. Sipas raportit, nëna e Honghongs, gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundjet dhe ka gishta tepër tek këmbët dhe duart.

 

Nga frika se mos fëmija mund të trashëgonte të njëjtën sëmundje, gruaja bëri vizita të shumta tek mjekët dhe ata i thanë që fëmija nuk ka asnjë deformim.

 

Por çiftit në fjalë, që jeton në fshatin Hunan të Kinës, u tmerrua kur pa që fëmija i tyre kishte edhe më shumë gishta se nëna. Foshnja është shumë e vogël që të përballoje anestezinë, por ai duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale kur të mbushë 6 muaj apo 1 vit.

 

 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus