Këto janë pesë fakte që nuk i dinit për presidentin Obama

RepublikaPlus29.05.2016 12:32

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, nuk është një personazh i cili flet shumë për të kaluarën e tij. Më poshtë kemi listuar 5 kuriozitete për presidentin që pak veta i dinë:


Emrat e koduara

Shërbimi Sekret – agjencia e ngarkuar për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij, ka koduar emrat e çdo anëtari të familjes presidenciale. Kështu kodi i emrit të presidentit Barack Obama është Renegade, zonja e parë Michelle Obama quhet Renaissance (Rilindje), vajza më e madhe Malia është Radiance dhe më e vogla Sasha është Rosebud.


Puna e parë e Obamës

Puna e parë që presidenti Obama ka bërë kur ka qenë i vogël në moshë, është mbushja e kupave me akullore. Ai thotë se ka ngrënë aq shumë akullore, saqë që atëherë ai nuk e pëlqen më atë.


Ëndrra në sirtar

Presidenti Obama ka dashur dikur një karrierë në arkitekturë: “Ka qenë një kohë kur unë mendova se mund të bëhem një arkitekt”, tha ai. “Prisja që të bëhesha më kreativ sesa jam, kështu që unë u futa në politikë”.


Zakoni i keq

Kur Obama ishte kandidat për president, ai u pyet për zakonin e tij më të keq. Obama tha se kishte zakon të kontrollonte telefonin e tij celular “Blackberry”.


Fans i Harry Potter

Zonja e parë Michelle Obama ka zbuluar se presidenti është një tifoz i madh i personazhit Harry Potter dhe se me vajzat e tij ai i ka lexuar të shtatë librat me aventurat e magjistarit të ri.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus