Kapakun e stilolapsit që e përpiu si fëmijë, i mbeti në mushkëri për 40 vjet

RepublikaPlus16.08.2018 11:02

Një grua nga Kina, që e kishte përpirë një kapak plastike tëstilolapsit si fëmijë, u befasua kur kuptoi se ende e ka në trup edhe pas 40vitesh.

 

Pacientja 49-vjeçare është shtruar në një spital nëShandong, me dhimbje të mëdha barku, transmeton Telegrafi.

 

Mjekët ia zbuluan objektin e huaj pasi i bënë fotografim tëthellë në mushkëri, por nuk besonin se në pjesën e djathtë mund të jetë njëkapak stilolapsi, derisa nuk e larguan një shtresë.

 

E tëra që ajo kujton, ishte se si nxënëse rreth nëntëvjeçaree ka përpirë një kapak plastik në shkollë. Megjithëse e kanë dërguar te mjeku,atë e lëshuan pasi nuk kishte asnjë simptomë.

 

Kështu kishte zgjatur për një kohë, derisa nuk ka hyrë në të30-at. Prej atëherë dhe 19 vjet më pas, ajo ka pasur kollitje të shpeshta dhetë pakontrolluara.

Gjatë kontrollit, mjekët menduan se ajo ka djegie nëmushkëri apo ndonjë inflamacion, por ‘objekti i errët’ i bëri ta studiojnë edhemë gjatë, derisa e zbuluan çfarë është.

 

Në pacienten është intervenuar me endoskopi, ndërsa bashkëme kapakun e stilolapsit, i është hequr edhe një pjesë e mushkërisë. Gjendja esaj është nën kontroll, ndërsa është duke u trajtuar në shtëpi. 

Republika Plus