Ja si futet droga në burgjet londineze përmes dronit (Video)

RepublikaPlus18.05.2016 17:06

Një kamerë e sigurisë e burgut londinez të Wansdworth ka xhiruar një dron sesi po bartte një çantë të zezë në njërën nga qelitë e këtij burgu. Në video mund të shihet një i burgosur teksa kapë çantën me një shkop që ia solli droni, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Kjo nuk është hera e parë që një dron fluturon mbi një burg të Mbretërisë së Bashkuar për të futur objekte të ndryshme në to, si telefona inteligjentë, thika ose drogë. Kjo ishte vërtetuar kur një dron u përplas për muret e sigurisë së burgut në Bedford, më 22 mars 2015. Sipas të përditshmes britanike, “Mirror”, një dron i llojit “DJI Phantom2”, i cili mund të blihet në treg për 600 euro, ishte përplasur për muret e sigurisë që e rrethojnë burgun teksa po bartte një pako me kaçavida, një kuti me thikë, një telefon inteligjent dhe drogë. 

 

Sipas BBC-së, në vitin 2015 ishin shënuar 33 incidente me drona në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa në vitin 2014 ishin shënuar vetëm dy sosh. Për këtë, autoritetet britanike janë vënë në gatishmëri të plotë për ndalimin e fluturimit të dronëve përmbi burgje dhe tentimit të kontrabandës në to. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus