Ja çfarë po ndodh në Hollandë, 8 vite pas ligjit kundër duhanpirjes

RepublikaPlus01.05.2016 14:16

Bie numri i lindjeve të parakohshme dhe foshnjave nën peshë.


Në Hollandë, që prej vitit 2008, është ulur ndjeshëm numri i lindjeve të parakohshme apo i lindjes së foshnjave nën peshë. Në po këtë vit, në vend është ndaluar duhanpirja në bare dhe restorante. Sipas shkencëtarëve të qendrës Erasmus në Roterdam, të cilët që prej kësaj kohe kanë studiuar dy milionë raste lindjeje, kjo nuk është aspak një rastësi.


Rezultati i studimit është publikuar gjatë së shtunës dhe ka treguar se që në kohët e para të fillimit të zbatimit të ligjit, ka pasur një përmirësim të dukshëm në statistika dhe që prej kësaj kohe, numri i fëmijëve të lindur para kohe apo nën peshë ka rënë me 5%. /Corriere della Sera/ 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus