India organizon konkurs bukurie për bagëtinë autoktone

RepublikaPlus09.05.2016 17:55

Qindra lopë dhe dema ecën përgjatë shtegut në një fshat në veri të Indisë, ku morën pjesë në një konkurs të bukurisë së gjedhit, qëllimi i të cilit është që të promovohet kultivimi i bagëtisë autoktone, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Derisa pronarët e shoqëronin bagëtinë e tyre, një panel i ekspertëve i vlerësonte kafshët për madhësinë dhe fizikun e tyre, gjatësinë e brirëve, ndërsa në rastin e lopëve, krahas këtyre karakteristikave, ato vlerësoheshin edhe për sasinë e prodhimit të qumështit.

 

Paneli zgjodhi 18 fitues në kategori të ndryshme, ku përzgjodhën lopët dhe demat më të shëndetshëm dhe me aspektin më të mirë ndër rreth 630 kafshë sa morën pjesë në këtë konkurs që u mbajt në fshatin Rohtak, në shtetin Haryana të Indisë. /Republika.info/

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus