I ngulet thika në kokë, shpëton për mrekulli 12-vjeçarja (Foto)

RepublikaPlus24.05.2016 12:30

Një 12 vjeçarja nga province Guangdong, më 16 maj të këtij viti, arriti me një thikë argjendi 15 cm e gjatë të ngulur në kokën.


Vajza ishte me shokët e saj në një park të zonës, kur shoqja e saj u grind me një djalë. Djali e hodhi thikën në drejtim të tyre kur ato po iknin dhe ajo u ngul mu në kokën e Linit.


Pasi u konsultuan, mjekët vendosën ta mbanin thikën akoma në kokën e saj dhe t’ia hiqnin me ndihmën e mjeteve. Mësohet se gjendja e vajzës tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që të dalë nga spitali. 


Djali, 13 vjeç, është gjetur më pas nga policia. Për shkakun se ai nuk është në moshën për të mbajtur përgjegjësi, ai u lirua nga policia. Dy familjet nënshkruan një marrëveshje jashtë gjykatës. Familja e djalit do të paguajë më se 1 222 dollarë për kurimin e Linit.


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus