Historia më e pabesueshme në botë! Vajza 5 vjeç bëhet nënë

RepublikaPlus20.05.2016 14:54

Historia më e pabesueshme në botë daton në vitin 1939 dhe ngjarja ka ndodhur në Peru. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia italiane e lajmeve Adnkronos.


Bëhet fjalë për historinë e Lina Vanessa Medina Vàsquez. Ajo ishte fëmijë vetëm 5 vjeçe kur më 14 maj të 75 viteve më parë u bë nëna e lindjes së djalit të saj. Rasti i rrallë i një nëne fëmijë ka ngjallur shumë kuriozitet dhe është raportuar në media disa herë, por ende askush nuk ka qenë në gjendje për të verifikuar 100% këtë ndodhi. Edhe këto ditë në Adnkronos, flitet ende për historinë e Linas, ku në një artikull të ri shkruhet për femrën me moshë më të re që u bë nënë.


Agjencia italiane e lajmeve Adnkronos raporton detajet e rastit, që ende ngjall shumë dyshime dhe tregon me detaje se më 31 maj 1939 një mjek me emrin Edmundo Escomel kishte shkruar mbi rastin në revistën shkencore “La Presse Medicale” (Shtypi mjekësor”).


Lina u lind në Ticrapo të Perusë më 27 shtator 1933. Prindërit e vajzës e kishin çuar vogëlushen te mjeku për shkak të një enjtjeje jonormale të barkut, me supozimin se ajo mund të kishte një masë tumori. Por në realitet, raporton noa.al, u zbulua se Lina e vogël vetëm pak më shumë se 5 vjeçe ishte shtatë muajshe shtatzënë. Në atë kohë vajza e vogël u vizitua nga Dr. Gerardo Lozada i cili duke mos e besuar atë që kishte zbuluar e çon Linën për kontroll te specialistë të tjerë.


Një muaj e gjysmë më vonë, për të qenë më të saktë më 14 maj 1939, Lina u soll në sallën e operacionit për prerje cezariane dhe lindi një djalë 2.7 kg që iu vu emri Gerardo Alejandro.


Por duke qenë vetëm një fëmijë, Lina nuk mund të kujdesej për djalin dhe për këtë arsye u krijua nga Qeveria e Perusë, një komision për kujdesin dhe mbrojtjen e të porsalindurit. I vogli, pavarësisht se u lind dhe u rrit në mënyrë të shëndetshme, vdiq në vitin 1979, kur ishte 40 vjeç për shkak të një sëmundjeje të palcës kockore.


Ngjarja në kufijtë e të pabesueshmesh mendohet se është rasti i vetëm në botë. Të shumta kanë qenë tregimet e dëshmitarëve për këtë ngjarje.


Autoritetet dyshojne se vajza eshte perdhunuar nga vellai i saj me i madh, i cili vuante nga te metat mendore. 


Lajmet më të lexuara

Republika Plus