Gjyshja seksi, 64 vjeç në formë të paparë dhe në Librin Guinness (Foto/Video)

RepublikaPlus13.05.2016 12:17

Wendy Ida është 64 vjeç, por duket më e re se e bija! Ajo u tregon të gjitha grave se mosha nuk ka rëndësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe të bukur, mjafton vullneti.


Wendy nga Kalifornia është gjyshe e tre nipërve dhe nuk ngjan më shumë se 35 vjeç.


Wendy tregon se u nënshtrohet ushtrimeve të rrepta dhe për asnjë moment nuk heq dorë nga dietat e shëndetshme. Ajo ka filluar të merret me ushtrime kur ishte 43-vjeç, pasi ishte divorcuar nga partneri i saj i dhunshëm. Dhe kjo ishte mënyra më e mirë për të zbrazur energjinë negative, por me kalimin e kohës ushtrimet janë bërë hobi i saj i preferuar.


“Kam humbur 36 kilogram dhe që atëherë vendosa t’i përkushtohem bodybuildingut”, ka deklaruar Wendy e cila peshon 57 kilogram, dhe këtë peshë e ka arritur falë ushtrimeve të përditshme për rreth dy orë.


“Kur fillova të ushtroj isha 88 kilogram. Tani jam shumë e lumtur me trupin tim. Kjo është pesha ime ideale dhe ndihem për mrekulli”, ka shtuar gjyshja e tre nipërve.


Në bodybuilding ka fituar tre trofe dhe tri herë ka qenë kampione e vendit. Të gjitha këto i ka arritur falë dietave të shëndetshme. Wendy ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness, kur në vitin 2012 theu rekordin si instruktorja më e vjetër.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus