Gjendet thesari i vogël në Aushvic, 70 vjet pas shfarosjes në dhomat e gazit

RepublikaPlus24.05.2016 09:26

Një unazë dhe një varëse janë gjetur pas 70 vitesh në një filxhan që i përkiste një prej viktimave të kampit të shfarosjes në Aushvic. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i muzeut të holokaustit, Pawel Sawicki.


Ato janë gjetur nga një ekip ekspertësh që merren me ruajtjen dhe restaurimin e objekteve që u përkisnin viktimave të Aushvicit.


“Ka mundësi që ky filxhan të ketë qenë i ndonjë prej të burgosurve hebrenj, të sjellë në kamp me qëllimin për t’u shfarosur. I vetëdijshëm se këto objekte do t’i merreshin ose do t’i vidheshin, por me shpresën se do t’i përdorte në një të ardhme”, thonë ata.


Unaza dhe varësja ishin mbështjellë në kanavacë dhe ishin vendosur në fundin e dyfishtë një filxhani, të bërë nga një kuti metalike që mban emrin e një prodhuesi çokollate polake.


Testet kanë treguar se bizhuteritë janë prej ari dhe janë prodhuar në Poloni në vitet 1921-1931.

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus