Gjendet një thesar në bregdetin izraelit i fundosur para 1,600 vjetëve

RepublikaPlus17.05.2016 15:19

Një grup i pjesëtarëve të marinës izraelite ka gjetur mbetjet e një anije tregtare e fundosur para 1,600 vjetëve përballë qytetit izraelit të Cesareas, informojnë Autoritetet e Antikës së Izraelit (IAA), shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

IAA ka shpjeguar në një komunikatë se dy zhytësa kanë gjetur anijen e fundosur dhe i kanë informuar menjëherë autoritetet. Një ekspeditë e mëpastajme konstatoi gjetjen e një thesari që daton nga Perandoria Romake. 

 

Pjesët e rikuperuara të cilat u gjetën në gjendje jashtëzakonisht mirë të ruajtura, përfshijnë edhe disa llamba të dekoruara, copa të statujave të formave të ndryshme dhe vazo, si dhe disa kavanoza metali me mijëra monedha në to, në të cilat shihen fotografitë e sundimtarëve Konstantin dhe Licinio.

 

Lloji i tregut dhe lokalizimi i tyre i ka shtytur ekspertët që të mendojnë që anija po transportonte atëherë copat e metalit për t’i ‘ricikluar’ për përdorime të tjera, një praktikë e zakonshme e asaj kohe. /Republika.info/



 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus