Gjendet ilaçi i jetëgjatësisë

RepublikaPlus10.05.2016 16:17

Një ‘ilaç i mrekullisë’ i gjetur në tokën e Ishullit të Pashkëve besohet se ka kualitete të cilat një ditë do t’i ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe madje ky ilaç është duke funksionuar tek qentë.  

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit janë duke testuar efektet e këtij ilaçi të quajtur ‘rapamaycin’ në qen, për të parë nëse do të ngadalësojë procesin e plakjes. Hulumtuesit u habitën nga rezultatet e testimeve fillestare, duke gjetur se qentë treguan funksionalitet të përmirësuar të zemrës vetëm pas pak javësh përdorim të këtij ilaçi.  

 

Studimi është duke u udhëhequr nga biologu Matt Kaeberlein dhe kolegu i tij Daniel Promislow. Sipas këtyre biologëve, testimet e mëhershme në minj treguan se ‘rapamycini’ mund të zgjasë jetën. 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus