Gjatë kohës sa janë në punë, prindërit e lidhin vajzën e tyre 15 muajshe me një gur

RepublikaPlus19.05.2016 09:09

Vajzës së vogël 15 muajshe i lidhet këmba me një shirit për gur gjatë kohës kur prindërit e saj punojnë nëntë orë për një pagë prej 3,8 dollarësh në një lokalitet të Indisë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

 

Sarta Kalara, nëna 23 vjeçare e të miturës, thotë se nuk ka tjetër opsion veçse ta lidhë vajzën e saj me një shirit 1,4 metra të gjatë me një gur “në mënyrë që të mos dalë në rrugë”. “Djali im i vogël është tre vjeç e gjysmë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për të”, thotë Kalara, e cila siguron se këtë e bën për “sigurinë e vajzës së saj”.

 

“Ky vend është i mbingarkuar me trafik, për ç’gjë nuk kam tjetër opsion”, thotë ajo. Në Indi janë 40 milionë punëtorë ndërtimi. Për më tepër, çdo i pesti punëtorë në Indi është grua. Në këtë vend, nuk është e pazakonshme të shohësh fëmijë në tokë dhe në mungesë të kujdesit, derisa prindërit e tyre kryejnë punë të ndryshme. Shumë familje jetojnë në të njëjtin vend edhe ku punojnë, siç është rasti i prindërve të Shivanit. /Republika.info/


 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus