Gishti i dytë i këmbës më i gjatë se i madhin tregon rrezik

RepublikaPlus04.05.2016 12:35

Gishti i dytë i këmbës më i gjatë se gishti i madh është një fenomen është shumë i përhapur dhe raportohet se shfaqet te çdo i treti person në Evropë. Kjo është një dukuri që ndryshe njihet si "këmba Greke" dhe është e njohur si shenjë e fuqisë, inteligjencës dhe tërheqjes.


Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është vetëm diferencë vizuale, mirëpo duhet të kemi më shumë kujdes, pasi që shumë shpejt kjo mund të kaloj në dhimbje.


Njerëzit që e kanë “këmbën e Grekut” mund të kenë dhimbje në gisht, sepse si pasojë e ecjes apo vrapimit gishti lakohet. Kjo lëvizje mund të shpijë në pezmatim, që sjell dhimbje të madhe, mirëpo rreziku është më i madh për vrapuesit.


Prandaj, preferohet t’i vishni këpucët që kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tua, dhe asnjëherë mos mbathni këpucë që shkaktojnë dhimbje rreth gishtërinjve. 

 

Lajmet më të lexuara

Republika Plus